Një person i moshës rreth 50 vjeçare, ka humbur jetën sot rreth orës 11:00, pasi ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.
Sipas zëdhënës së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, si pasojë e lëndimeve, shtetas i huaj, ka ndërruar jetë.
“Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, KosovaPress mëson se në atë objekt punonte një kompani e huaj, e kontraktuar nga një kompani vendore. Sipas informatave, viktima ishte shtetas romun dhe është rrëzuar derisa punonte.
/KosovaPress/