Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditë më parë në mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture në fshatin Pavlan të Pejёs.
Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur më datë 2 nёntor rreth orës 10:05, e ku Policia menjëherë kishte dalë në vendngjarje.
‘Aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore. Tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njofitm.
Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion.