​Haxhiu akuzon Lushtakun: Personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kurtit

​Haxhiu akuzon Lushtakun: Personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kurtit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar Sami Lushtaku duke thënë se mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin.


“Dëgjova që disa gazetarë e kanë pyetur kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyet Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, LVV ka mbajtur mbrëmë tubim elektoral në Skenderaj, aty pranë disa qytetarë kanë hedhur mjete piroteknike, derisa kanë ndërhyrë zyrtarët policorë.

Lexo edhe

Video