​Guardiola “lëndon” veten

​Guardiola “lëndon” veten

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u shfaq me gërvishtje në fytyrën e tij pasi skuadra e tij lëshoi epërsinë 3-0 për të barazuar 3-3 me Feyenoordin në Ligën e Kampionëve mbrëmë.

Guardiola u pyet për këtë në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes dhe bëri shaka duke thënë se donte të lëndonte veten teksa shpjegoi se e preu veten në hundë me thonjtë e tij.

Skuadra e Guardiolës është në një ecuri të tmerrshme të rerzultateve për momentin, pasi ka humbur pesë ndeshje radhazi para rënies së papritur mbrëmë nga ajo që dukej si një epërsi e rehatshme 3-0.

Kjo situatë është jashtëzakonisht e ndryshme nga Man City në epokën e Pep, dhe është e qartë se presioni ka filluar të rritet tek ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut.


Megjithatë, nuk prisnim ta shihnim Guardiolën duke u vetëdëmtuar kështu, përcjellë KosovaPress.

“E bëra me thonjë, dua ta lëndoj veten”, tha shkurtimisht Guardiola në konferencë për media pas ndeshjes.

Ndeshja e radhës e Cityt është jashtë ndaj Liverpoolit në Premier League.

Lexo edhe

Video