Sergio Aguero, një ish-lojtar i Manchester Cityt ka bërë një deklaratë të guximshme nëse Real Madridi fiton dy ndeshjet kundër Manchester Cityt për të kaluar në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Liga e Kampionëve është rikthyer për fazën e play-off-eve me eliminim direkt, dy gjigantët e futbollit Manchester City dhe Real Madrid do të përballen në dy ndeshje për të shkuar përpara në raundin e 16-të, përcjellë KosovaPress.
Sergio Aguero, i cili konsiderohet si legjenda e klubit anglez, bëri një deklaratë të madhe për ndeshjen e ardhshme. Gjatë një podcasti, ai ndau pikëpamjen e tij për ndeshjen e Manchester Cityt kundër Real Madridit. Ai mendon se aktualisht Mançester City është në avantazh ndaj kampionëve në fuqi.
“Real Madridi nuk mund ta mposhtë Man Cityn; nëse ata mposhtin Man Cityn, unë do t’i pres testikujt”, ka thënë Aguero.
Të dyja skuadrat do të synojnë të kalojnë në fazën e 16-të për shkak të historisë së tyre të pasur.
Ndeshja e parë do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.