​Detaje nga aksidenti ku humbën jetën tre persona, polici humbi kontrollin e veturës

​Detaje nga aksidenti ku humbën jetën tre persona, polici humbi kontrollin e veturës

Inspektoriati Policorë i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e mbrëmshëm me fatalitet, ku humbën jetën pre persona dhe u lënduan katër policë.

Sipas një kominukate të inspektoratit, hetuesit e tyre mbrëmë rreth orës 19:00 janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përfshirë një automjet zyrtar i policisë dhe një veturë civile.


“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes duke iu bashkëngjitur edhe ekipeve tjera policore dhe prokurorisë në këqyrjen e vendit të ngjarjes. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Çubrel në ora 18:40. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet  se aksidenti ka ndodhur si rezultat  i  mos përshtatjes së shpejtësisë së  lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili  ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile. Si pasojë e aksidentit tre persona (të cilët kanë qenë në veturën civile) një mashkull dhe dy femra fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Trupat e pajetë të tre viktimave janë dërguar janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë dhe një qytetar nga vetura civile të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Si pjesë e procedurave administrative dhe në interes të hetimit,  IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit përderisa lidhur me aksidentin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.

https://kosovapress.com/policia-jep-detaje-nga-aksidenti-me-fatalitet-ne-cubrel-te-skenderajt

Lexo edhe

Video