​Deputeti i BE-së: Dhuna ndaj protestuesve në Serbi nuk është rastësi, lidhet me Vuçiqin

​Deputeti i BE-së: Dhuna ndaj protestuesve në Serbi nuk është rastësi, lidhet me Vuçiqin

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe dhuna e përdorur ndaj protestuesve, janë të lidhura me njëra-tjetrën, tha deputeti i Parlamentit Evropian (PE) Helmut Brandstätter, i cili mbështet protestat në Serbi.

Brandstätter, një euro deputet nga grupi liberal Reneë Europe dhe raportuesi i tij për Serbinë në hije, tha gjithashtu se dhuna e shkaktuar kundër protestuesve në Serbi “nuk është rastësi”.

“Me thënë butë, është inkurajuar nga qeveria. Deklaratat e presidentit Vuçiq dhe makina që goditi një grua të re që protestonte në trotuar janë të lidhura. Dhe rrahja e të rinjve nga banditët në tre të mëngjesit pranë zyrave të Partisë Progresive Serbe shtron “shumë pyetje”, tha Brandstätter për N1, transmeton KosovaPress.

Ai deklaroi se “banditë të tillë veprojnë në Rusi, Gjeorgji, Bjellorusi dhe shtete të tjera autokratike” dhe shtoi se ata janë “një mjet i regjimit për frikësim”.


Eeurodeputeti austriak, tha se protestat që shpërthyen pas shembjes vdekjeprurëse të çatisë në Novi Sad ishin “më se legjitime” dhe të justifikuara, ndryshe nga dhuna “e nisur nga autoritetet, drejtpërdrejt ose duke nxitur të tjerët”.

“Protestat janë legjitime. Studentët dhe grupet e tjera që protestojnë në të gjithë vendin kanë të drejtë të dinë se çfarë e shkaktoi tragjedinë dhe deri në çfarë mase fajësohen neglizhenca dhe korrupsioni i qeverisë. Kur sulmohet sundimi i ligjit, manipulohen provat dhe mungon transparenca, është e kuptueshme se “është shumë e vështirë për shoqërinë t’u besojë hetimeve zyrtare”, tha ai, shkruan Beta.

Ai tha gjithashtu se liria e shprehjes është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian (BE) dhe shtoi se çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në bllokun 27-vendesh është i detyruar ta respektojë atë.

“Populli serb ka treguar rezistencë të paimagjinueshme dhe guxim qytetar. Vendi duhet të jetë krenar për ta, pasi ata janë ngritur për një të ardhme demokratike të bazuar në sundimin e ligjit. Duket se autoritetet nënvlerësuan qëndresën e protestave dhe i hodhën poshtë ato. Si një ngjarje e përkohshme tani ata shohin se ‘Protestat nuk po pakësohen dhe se nevojiten ndryshime reale në vend”, tha Brandstätter, i cili ka komentuar edhe dorëheqjet e kryeministrit të Serbisë dhe kryetarit të komunës së Novi Sadit ishin të nevojshme, për të cilët ka thënë se ishin kurban të sistemit autoritar në Serbi.

“Këta zyrtarë po kthehen në qengja kurban, duke shpresuar të lehtësojnë tensionet dhe të ulin protestat”, tha ai.

Video