Trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, ka kërkuar më shumë personalitet nga lojtarët e tij dhe ka bërë shaka për thashethemet e shkarkimit pas barazimit 1-1 në derbi kundër Interit. “Rossoenrët” kishin kaluar në epërsi në pjesën e parë përmes Tijjani Reijnders, por panë Stefan de Vrij të shënonte golin e barazimit në fund të minutave shtesë.
“Ne u përpoqëm të bënim presion pak më lart në pjesën e parë, por askush nuk mendoi në të njëjtën mënyrë, kështu që ne lamë hapësirë të rëndësishme për kundërsulme,” tha ai për “DAZN’.
“Ne u përgatitëm për këtë lojë pak më ndryshe. Më pëlqen presioni i lartë dhe mos i lejoj kundërshtarët të dalin me top. Ne shënuam pasi Tammy fitoi topin në fushë. Ne duhet të punojmë për këtë. Kishim qëndrimin e duhur, por kemi punë për të bërë. Të gjithë jemi dakord për këtë.”, shtoi ai.
Conceiçao priste që skuadra të kishte më shumë personalitet me topin, por zëvendësoi Ismael Bennacer gjatë pushimit të pjesës së parë, përcjellë KosovaPress.
“Bennacer është një lojtar shumë interesant teknikisht, por më duheshin karakteristika të ndryshme në mesfushë”, shpjegoi shefi i kuqezinjve. “Ne mund të kishim bërë disa gjëra ndryshe në pjesën e parë në lidhje me aftësinë dhe dëshirën për të pasur topin. I kuptoj momentet dhe ambientin, por duhet të jemi më të fortë se kaq. Ne jemi në Milano dhe lojtarët këtu duhet të marrin këtë përgjegjësi për të mbajtur topin dhe për të ndaluar kundërshtarët.”, ka thënë portugezi.
Mediat italiane raportuan në fillim të kësaj jave se disa lojtarë ishin të pakënaqur me metodat e Conceiçaos, kështu që klubi mund të aktivizojë një opsion për të ndërprerë kontratën e trajnerit në fund të sezonit.
“Ka pasur shumë zhurmë, por disa gjëra nuk janë të vërteta”, vazhdoi portugezi. Gjëja e rëndësishme ishte të provoje personalitetin, ambicien dhe dëshirën për të fituar një lojë që do të thoshte më shumë se një lojë. Ne duhet ta kemi këtë konsistencë në ligë dhe gara të tjera”.
Ndeshja e radhës e Milanit është kundër Romës në “San Siro” të mërkurën në çerekfinale të Kupës së Italisë.