​City rikthehet me fitore pas 7 ndeshjeve, barazim dramatik i Liverpool

​City rikthehet me fitore pas 7 ndeshjeve, barazim dramatik i Liverpool

Futbollistët e Manchester City kanë shënuar sonte fitore ndaj Nottingham Forest, duke ndërprerë rekordin e humbjeve dhe duke u rikthyer në garë për titull, pasi lideri Liverpool nuk ka arritur më shumë se një barazim zdaj Newcaste United në udhëtim.

“Qytetarët” ndeshjen e fundit e kishin fituar ndaj Southampton, më 26 tetor, pas së cilës nuk e shijuan gëzimin e fitores në një seri prej shtatë ndeshjesh në të gjitha garat, duke vënë në rrezik kurorën e tyre në Premier Ligë nga Liverpool.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiola u treguan të vëmendshëm në përballjen e radhës duke mos lejuar një befasi tjetër. Bernanrdo Silva në minutën e 8-të dhe Kevin De Bryune në minutën 31-të sollën në epërsi Cityn prej dy golash në pjesën e parë, teksa epilogun prej 3:0 e vendosi Jeremy Doku në minutën e 57-të.


Pas 14 xhirosh, City renditet në pozitën e katërt me 26 pikë, 11 më pak se lideri Liverpool, i cili sonte humbi fitoren në minutën e fundit duke nxjerrë një barazim – 3:3.

Isak në minutën e 35-të solli Newcastle në epërsi, për të barazuar Jones në minutën e 50-të.

Gordon në minutën e 62-të solli serish vendësit në epërsi, por vetëm gjashtë minuta më vonë egjiptiani Salah barazoi shifrat.

I njëjti lojtar solli Liverpool në epërsi në minutën e 83-të dhe kur dukej se tri pikë të reja do të shkonin në Anfield, Schar barazoi në minutën e 90-të.

Lexo edhe

Video