I akuzuari për vrasjen në kafiterinë “Bon Vivant”, Andi Pajaziti është liruar nga akuza për vrasje. Ndërsa është dënuar me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje, raporton KosovaPress.
Pajaziti akuzohej për vrasjen e Kastriot Ramadanit.
Sipas gjyqtarit, Eroll Gashi, ai ka bërë mbrojtje të nevojshme.
Sipas vendimit të gjykatës, atij i është ndërprerë masa e paraburgimit.
https://kosovapress.com/pamjet-si-ndodhi-ngjarja-e-rende-ne-bon-vivant-video
Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti kishte ndodhur më 04.08.2023 rreth orës 23:15, në lokalin “Bon Vivant”, ku paraprakisht ishin të ulur i pandehuri Dukagjin Likaj, bashkë më tani të ndjerin K.R. Dosja përshkruan se Likaj ishte ai që e kishte ftuar të akuzuarin (tashmë i liruar nga aktakuza) Andi Pajaziti të ulet te tavolina e tyre. Pas tensionimit të situatës, sipas Prokurorisë, ishte punonjësi i sigurimit, Hisni Gecaj që ishte munduar ta qetësojë situatën, por nuk kishte arritur. Dosja e Prokurorisë përshkruan se tashmë i ndjeri K.R. e kishte sulmuar me shishe dy herë në kokë Pajazitin.
“Pas këtij sulmi, i akuzuari e kishte nxjerrë armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, siç përshkruhet në aktakuzë ‘pa fajin e tij, pa menduar për pasojat’, shtie më armë zjarri me ç’rast e godet tashmë të ndjerin K.R.”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.