​Ademi shpreson që derbi tjetër Drita-Gjilani të luhet në stadiumin e ri

​Ademi shpreson që derbi tjetër Drita-Gjilani të luhet në stadiumin e ri

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka ndjekur nga afër derbin lokal të Gjilanit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i vlefshëm për xhiron e 26 të Superligës së Kosovës, shkruan KosovaPress.


Ai ka shkruar në Facebook duke thënë se preh që derbi i radhës ndërmjet këtyre dy skuadrave të zhvillohet në stadiumin e ri të këtij qyteti.

“Sot po qëndroj në Gjilan për të ndjekur nga afër derbin Drita-Gjilani. Kënaqësi që Albi Mall Superliga ka një derbi të tillë të qytetit. Uroj që sa më shpejt ky derbi të zhvillohet në stadiumin e qytetit, nën brohorimat e Intelektualëve dhe Skifterave! Këtë e meritojnë të dyja ekipet dhe tifozeritë, por edhe qytetarët gjilanas”, ka shkruar Ademi.

Lexo edhe

Video