Dezinformatat ruse dhe kineze paraqesin problem global që kërkon koordinim dhe angazhim të bashkërenduar mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, thotë për KosovaPress Ben Graham, konsulenti i specializuar në sfidat e reja për integritetin e zgjedhjeve nga Britania e Madhe.
Ky bashkëpunim, thekson ai, është i domosdoshëm për të ndërtuar integritetin e informacionit.
Në anën tjetër, dezinformimit rus nuk i shpëtuan as zgjedhjet në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt. Tituj me përmbajtje manipuluese pati gjatë gjithë fushatës.
Misioni i Bashkimit Evropian theksoi se vetëm “RT Balkan” dhe “Sputnik Serbia” kanë publikuar rreth 60 artikuj për zgjedhjet në Kosovë, me narrativë manipulimi kundër komunitetit serb.
“Dezinformata ruse është një sfidë globale dhe është një realitet me të cilin çdo vend duhet të përballet. Kemi dezinformata nga një gamë e gjerë, që është gjithnjë e më shumë e koordinuar. Kështu që shohim, për shembull, perversione të informacionit që herë pas here përforcohen gjithashtu edhe nga rrjetet kineze, pra shohim një nivel të rritur të koordinimit global. Por, sa i përket Ballkanit në mënyrë specifike, ka shumë organizata që punojnë në këtë fushë brenda rajonit, mendoj se do të ishte e përshtatshme të flisnim brenda këtyre dinamikave”, thotë specialisti britanik.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
Graham flet për masat që po merren për të ruajtur integritetin e informacionit dhe zgjedhjeve.