​ATC Grill, vend për shije dhe komoditet në Fushë Kosovë

​ATC Grill, vend për shije dhe komoditet në Fushë Kosovë

Al Trade Center, një emër i njohur në industrinë e biznesit dhe shërbimeve, ka zgjeruar gamën duke hapur pikën më të re, ATC Grill, në Fushë Kosovë. Ambient i veçantë dhe shërbime të nivelit të lartë për klientë, ndërsa mund të shijojnë ushqime të shijshme dhe një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

ATC Grill ofron një hapësirë të madhe, e cila është dizajnuar me shumë kujdes për të krijuar një ambient të rehatshëm dhe tërheqës.

Arkitektura moderne dhe e veçantë është një element i dallueshëm i këtij restoranti, duke i ofruar klientëve një përvojë vizuale, po ashtu të këndshme, si dhe një hapësirë ku mund të kalojnë momente të paharrueshme me miqtë dhe familjen.

Me rastin e hapjes së kësaj pike, pronari i korporatës Al Trade, Sokol Gashani tha se jo rastësisht kjo ngjarje e rëndësishëm po mbahet sot, në prag të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


Gashani falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që sipas tij kanë kontribuar në hapjen e kësaj pike të re. 

“Jo rastësisht edhe e kemi gjetur këtë ditë që jemi në prag të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë të gëzojmë edhe shumë të tjerë së bashku. I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët që kanë dhënë kontribut pa hile”, tha Gashani.

Në hapjen solemne të ATC Grill morën pjesë dhjetëra persona të cilët patën mundësinë të provojnë shijen unike të ushqimeve. Një tjetër veçori që dallon ATC Grill është shërbimi i shkëlqyer, i cili synon të ofrojë një përvojë të personalizuar për çdo klient. Menyja e ofruar është e pasur dhe e larmishme, duke përfshirë pjata tradicionale dhe ato ndërkombëtare të gatuara me përbërës të freskët dhe cilësorë.

E vendosur strategjiket në Fushë Kosovë, ATC Grill është një kombinim i dizajnit modern, rehatisë, dhe komoditetit. E themeluar në vitin 1999 nga vëllezërit e familjes Gashani, Al Trade Center është një prej kompanive më serioze në vendin tonë.

Lexo edhe

Video