Zyrtari i OKB-së: Miliona tonë drithë janë bllokuar në portet e Ukrainës

Zyrtari i OKB-së: Miliona tonë drithë janë bllokuar në portet e Ukrainës

Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit në Kombet e Bashkuara (WFP) në Gjermani, Martin Frick, paralajmëroi se miliona tonë drithë ukrainas ndodhen në portet e bllokuara nga ushtria ruse.

Sipas tij, kontejnerët përmbajnë 4.5 milionë tonë drithë që nuk mund të transportohej për shkak se kalimet detare janë të pasigurta ose të zëna. Ai theksoi se disa nga pasazhet ishin të minuara dhe se disa porte nuk ishin të qasshme.

Ukraina është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj të misrit në botë. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se këtë vit në këtë vend janë mbjellë 30 milionë tonë misër dhe 25 milionë tonë grurë.

Shumë vende të Afrikës së Veriut varen nga këto kultura ukrainase. Frick vuri në dukje se bota ka nevojë urgjente për ta.


WFP theksoi se që nga fillimi i agresionit rus, ata kanë siguruar ushqim 2.5 milionë ukrainas, pavarësisht se ky vend ka ende një bollëk të korrash. Përveç kësaj, ushqimi u dërgua në Moldavi.

Frick nënvizoi se është i nevojshëm transportimi i ushqimit që synohet për eksport nga Ukraina. Ai theksoi se shumica e botës do të preket nëse kjo nuk ndodh.

“Uria nuk duhet të përdoret si armë, as nga pikëpamja ushtarake dhe as ekonomike”, shtoi ai.

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu paralajmëroi se ekziston mundësia që të shpërthejë uria në mbarë botën, raporton Guardian.

Lexo edhe

Video