Ylli i Llapit, Valmir Veliu do ta vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Turqisë, tek skuadra e Gaziantep.
Klubi nga Podujeva dhe ai nga Turqia kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për reprezentuesin e Kosovës U21, raporton KosovaPress.
Kontrata e lojtarit është për tre vitet e ardhshme, derisa nuk janë bërë të ditura detajet tjera të këtij transferimi.
⚡️ GAZİANTEP'E HOŞ GELDİN VALMIR VELIU! #GaziantepKazanacak pic.twitter.com/O1zWuQMpsS
— Gaziantep FK (@GaziantepFK) June 26, 2022