Zyrtare: United i shkëput kontratën Ronaldos

Zyrtare: United i shkëput kontratën Ronaldos

Gjiganti anglez, Manchester United e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Cristiano Ronaldon pas intervistës bombastike të superyllit portugez me Piers Morgan.

United ka njoftuar se Ronaldos i është shkëputur kontrata me efekt të menjëhershëm, raporton KosovaPress.


“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United pasi të dy palët kanë arritur marrëveshje, me efekt të menjëhershëm.

Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të madh përgjatë dy aventurave të tij në ‘Old Trafford’, ku ka shënuar 145 gola në 346 paraqitje, dhe i dëshiron atij dhe familjes së tij gjitha të mirat në të ardhmen.

Të gjithë te Manchester United mbeten të fokusuar në progresin e skuadrës nën urdhrat e Erik ten Hag për të punuar fortë së bashku për të sjell sukses në fushë”, shkruante në komunikatën e United.

Lexo edhe

Video