Zyrtare, skuadra angleze shkarkon trajnerin
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra angleze Reading ka shkarkuar trajnerin Paul Ince, me klubin që renditet në vendin e 22-të në Champinship dhe është pa fitore në tetë ndeshjet e fundit.

Lajmi është dhënë përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit ku thuhet se kontrata e trajnerit është ndërprerë me efekt të menjëhershëm.

Ince u emërua në krye të Readingit fillimisht si trajneri i përkohshëm me ndihmësin e tij Alex Rae në shkurt të vitit 2022 dhe, së bashku me trajnerin e akademisë Michael Gilkes dhe atë të U-18 Mikele Leigertwood, bëri një punë të mirë për të ndihmuar klubin të shmangte rënien një kategori më poshtë, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë, pa asnjë fitore në tetë ndeshjet e fundit dhe me një betejë për të luftuar për rënie pas një zbritjeje prej gjashtë pikësh javën e kaluar, pronari Dai Yongge ka vendosur se nevojitet një ndryshim.

Nga klubi është larguar edhe ndihmës trajneri Alex Rae.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024