Zyrtare: Ramsdale rinovon kontratën me Arsenalin
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Arsenali e ka bërë zyrtare se portieri, Aaron Ramsdale ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me klubin.

Portieri 25 vjeçar veçse ka arritur të bëjë 76 paraqitje për klubin në të gjitha garat, me paraqitjet e tij që u shpërblyen me një vend në Kombëtaren e Anglisë në Botërorin në Katar dhjetorin e kaluar, raporton KosovaPress.

Ramdsale iu bashkua Arsenalit nga Sheffield United në verën e vitit 2021, dhe shijoi një sezon fantastik të parë me “Topçinjtë”, duke mbajtur portën e paprekur në 14 ndeshje.

Po ashtu, Ramsdale u zgjodh lojtari më i mirë i muajit tetor dhe nëntor te Arsenali në vitin 2021.

Ramsdale e vazhdoi formën fantastike edhe këtë sezon, ku deri tani ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 14 ndeshje, dhe fitoi çmimin e pritjes së muajit mars dhe prill të këtij viti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024