Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Zyrtare: PSG transferon Georginio Wijnaldum

Zyrtare: PSG transferon Georginio Wijnaldum

Ylli holandez do të transferohet në “Parc des Princes” pas përfundimit të kontratës së tij me Liverpoolin në fund të këtij muaji.

Georginio Wijnaldum ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Paris Saint-Germain, para largimit nga Liverpooli, përcjell KosovaPress.

Wijnaldum u përshëndet me tifozët e Liverpoolit pas fitores 2:0 kundër Crystal Palace në ndeshjen e fundit të sezonit 2020/21 të Premier Ligës angleze, pasi që negociatat me klubin për vazhdim të kontratës dështuan.


Spekulohej se Barcelona ishte destinacioni i tij i radhës, por PSG iu bashkua garës për shërbimet e tij duke ia ofruar një kontratë më të mirë, dhe kështu duke e fituar garën në transferimin e 30-vjeçarit, marrëveshje kjo që pritet të finalizohet në fund të këtij muaji.

Më poshtë e gjeni postimin e PSG në rrjetin social Twitter.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: