Zyrtare, Prishtina rinovon kontratat e katër lojtarëve

Zyrtare, Prishtina rinovon kontratat e katër lojtarëve

FC Prishtina ka rinovuar kontratat me katër futbollistë të saj.

Mesfushorët Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi kanë arritur marrëveshje disavjeçare, kurse portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi njëvjeçare.

Boshnjaku, 25-vjeç, me fanellën e Prishtinës është nga janari 2015. Me Prishtinën ka regjistruar 145 ndeshje zyrtare, larg futbollisti aktiv me më së shumti paraqitje.


Krasniqi, në tetor mbush 26-vjeç, me fanellën e Prishtinës është nga janari 2015 dhe për disa vite me ndërprerje ka regjistruar 84 paraqitje zyrtare.

Muqiqi, në nëntor mbush 25-vjeç, është fëmijë i Prishtinës duke e mos e ndërruar asnjëherë skuadrën për të cilën ka regjistruar 47 paraqitje zyrtare.

Haxho, në nëntor mbush 32-vjeç, pjesë e Prishtinës është nga 2019 me 8 paraqitje zyrtare me skuadrën ‘bardh-e-kaltër’.

Lexo edhe

Video

error: