Zyrtare, Otto John i bashkohet rivalit të Prishtinës

Zyrtare, Otto John i bashkohet rivalit të Prishtinës

Otto John në sezonin e ri të Superligës së Kosovë do t’i mbrojë ngjyrat e klubit të futbollit Dukagjini.

Skuadra nga Klina ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me ish-sulmuesin e Prishtinës.


“Futbollisti nigerian vjen nga radhët e Prishtinës, ndërkohë që dikur ishte edhe pjesë e klubeve si Trepça ‘89 dhe Skënderbeu nga Korça. Sulmuesi ka luajtur edhe në garat ndërkombëtare me këto tri klube, ku në dhjetë ndeshje ka realizuar tri herë.”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit/

Sezonin e kaluar John ka realizuar pesë gola dhe tani është nën urdhrat e kryetrajnerit Armend Dallku.

Lexo edhe

Video