Skuadra saudite, Al Hilal e ka konfirmuar transferimin më të ri të klubit, yllin brazilian Neymar.
Neymar ka rënë dakord për një marrëveshje dy vjeçare me skuadrën e Ligës Pro Saudite, raporton KosovaPress.
Neymar nënshkroi me Paris Saint-Germain në verën e vitit 2017, ku transferimi i tij nga Barcelona u bë për një shifër rekorde botërore prej 222 milionë eurosh.
Më poshtë mund ta gjeni prezantimin e Neymar te Al Hilal.
🎬 “O talento maravilhoso… que atrai a atenção de todos” @neymarjr 💙#نيمار_هلالي #الهلال pic.twitter.com/TTzADrVGJJ
— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) August 15, 2023