Zyrtare, Neuer vazhdon kontratën me Bayernin

Zyrtare, Neuer vazhdon kontratën me Bayernin

Manuel Neuer e ka vazhduar kontratën me Bayernin deri më 30 qershor 2024. Portieri gjerman iu bashkua gjigantit bavarez nga Schalke në vinin 2011. 36 vjeçari është kapiten i skuadrës që nga viti 2017.

“Manuel Neuer është portieri më i mirë në botë dhe ka vendosur standardet në mbarë botën për vite me radhë. Është një arritje e madhe të jesh kaq i qëndrueshëm dhe me klas botëror për një kohë kaq të gjatë. Ne jemi shumë të lumtur që ka vazhduar kontratën e tij. Manuel është një figurë përcaktuese në historinë e Bayernit”, tha drejtori i përgjithshëm i Bayernit, Oliver Kahn.


Ndërsa Neuer tha se është shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës dhe se ky klub do të luftojë për çdo trofe në sezonin e ardhshëm.

“Jam shumë i kënaqur që rrugëtimi im vazhdon në FC Bayern. Do të kemi sërish një ekip shumë të mirë me të cilin mund të luajmë për çdo titull. Si portier, kapiten dhe lider, dua të jem mbështetës dhe Një faktor kyç në qëllimet tona të mëdha. Ne duam të zgjerojmë rekordin tonë të titullit dhe të konkurrojmë përsëri për Kupën DFB dhe Ligën e Kampionëve.”

Neuer ka fituar 10 tituj të Bundesligës, pesë Kupa DFB, gjashtë Superkupa DFL, dy Liga të Kampionëve, Kupën e Botës për klube dhe Superkupën e UEFA-s me Bayernin. Ai ka bërë 472 paraqitje për klubin.

Lexo edhe

Video