Zyrtare, Napoli konfirmon partnerin e ri të Rrahmanit në mbrojtje

Zyrtare, Napoli konfirmon partnerin e ri të Rrahmanit në mbrojtje

Pas largimit të Kalidou Koulibaly, i cili iu bashkua së fundmi Chelseat, skuadra e Napolit e ka gjetur menjëherë zëvendësimin e mbrojtësit senegalez.

Napoli para pak çastesh e ka konfirmuar që ka siguruar transferimin e mbrojtësit të Fenerbahçes, Kim Minjae, përcjell KosovaPress.

Tani kemi mësuar edhe partnerin e ri të yllit kosovar, Amir Rrahmani, i cili do ta formojë dyshen e mbrojtjes me Minjae për sezonin e ardhshëm.


Mbrojtësi nga Korea e Jugut sezonin që lamë pas arriti të bëjë 31 paraqitje në të gjitha garat për Fenerbahçen, duke regjistruar një gol mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video