Zyrtare: Muller nënshkruan kontratë të re me Bayernin

Zyrtare: Muller nënshkruan kontratë të re me Bayernin

Ndonëse ishte përfolur shumë për një largim të tij gjatë verës, kur edhe i mbaronte kontrata me Bayernin e Mynihut, Thomas Muller nënshkroi një tjetër pakt me bavarezët, për të qëndruar në “Allianz Stadium” deri në verën e 2023-shit.


Firma mbi kontratë erdhi vetëm ditën e sotme, ndërsa në fotot e postuara nga klubi gjerman, duket qartë edhe ndikimi i koronavirusit në sjelljen e njerëzve, pasi Muller ka ruajtur distancën nga dy drejtuesit e Bayernit, Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn.

Muller iu bashkua Bayernit të Mynihut që kur ishte adoleshent dhe debutimin e bëri në vitin 2009, kur në pankinë ishte holandezi Luis van Gaal, ndërsa me firmën e hedhur në kontratën e re, shkon drejt mbylljes së karrierës pikërisht në klubin bavarez.

Lexo edhe

error: