Zyrtare: Milani blen kartonin e Simon Kjaer

Zyrtare: Milani blen kartonin e Simon Kjaer

Simon Kjaer, sikurse pritej është futbollist i Milanit.

Klubi kuqezi nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se “ka ushtruar të drejtën e blerjes me titull përfundimtar të Simon Kjaer nga Sevilla. Futbollisti danez ka firmosur kontratë deri në vitit 2022.”


31-vjeçari iu bashkua Milanit në 13 janar të këtij viti dhe që atëherë është shndërruar në titullar në krah të kapitenit Alessio Romagnoli, kjo edhe për shkak të dëmtimit të mbrojtësve të tjerë si Leo Duarte dhe Matteo Musacchio.

Formula e transferimit të danezit 31-vjeçar në Milano ishte ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 3.5 milionë eurove, e drejtë kjo që kuqezinjtë vendosën ta ushtrojnë sot, më 15 korrik.

Lexo edhe

Video