Zyrtare, Martial huazohet te Sevilla

Zyrtare, Martial huazohet te Sevilla

Sevilla dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për huazimin e Anthony Martial te skuadra spanjolle deri në fund të sezonit aktual.

Lajmin e ka konfirmuar Sevilla mbrëmjen e së martës nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare dhe kështu ka forcuar opsionet e saj në fazën sulmuese, përcjellë KosovaPress.


Me “Djajtë e Kuq” Martial nuk po kalonte në formën e tij më të mirë në këtë sezon, por sezoni më i mirë i tij me skuadrën angleze ishte 2019/20, kur ai shënoi 23 gola dhe asistoi 12 të tjerë.

Në shtatorin e vitit 2015, ai kaloi te Manchester United, me klubin anglez që shpenzoi 60 milionë euro për kartonin e tij.

Lexo edhe

Video