Zyrtare, Manchester United transferon Antonyn

Zyrtare, Manchester United transferon Antonyn

Manchester United ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Ajax-in për transferimin e Antony-t, me kusht që lojtari t’i kalojë testet mjekësore dhe procedurat tjera burokratike.

Antony ka 31 gola dhe 27 asistime në 134 paraqitje për Ajaxin dhe Sao Paulon, dhe dy gola dhe dy asistime në nëntë paraqitje për Kombëtaren e Brazilin, përcjellë KosovaPress.


Ai ka fituar dy tituj të Ligës holandeze Eredivisie dhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike Verore 2020.

“Djajtë e kuq” kanë paguar 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Lexo edhe

Video