Zyrtare, Malisheva prezanton trajnerin e ri

Zyrtare, Malisheva prezanton trajnerin e ri

Klubi i futbollit Malisheva e ka zyrtarizuar Sami Sermaxhajn si trajner të ri të skuadrës.

Sermaxhaj vjen në krye të Malishevës vetëm katërt ditë pas shkarkimit të Arsim Thaçit nga ky post.


Lajmi është konfirmuar nga klubi përmes faqes zyrtare në Facebook, por që nuk janë bërë të ditura detajet të tjera, transmeton KosovaPress.

“Kemi kënaqësinë ta konfirmojmë se klubi ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin Sami Sermaxhaj. Nga sot trajneri Sermaxhaj do të drejtojë skuadrën nga pozita e kryetrajnerit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Malisheva ka mbledhur shtatë pikë pas shtatë ndeshjeve dhe renditet në vendin e tetë në tabelë.

Lexo edhe

Video