Zyrtare, Lukaku rikthehet te Interi: Unë i mbaj premtimet e mia

Zyrtare, Lukaku rikthehet te Interi: Unë i mbaj premtimet e mia

Romelu Lukaku ka kompletuar rikthimin e tij te Interi në formë huazimi nga Chelsea, më pak se një vit pas transferimit prej 113 milionë eurosh.

Njoftimi erdhi përmes një videoje të filmuar nga presidenti Steven Zhang në ballkonin e selisë së Interit, ku Lukaku u kishte bërë me dorë tifozëve vetëm disa orë më parë.

Reprezentuesi belg u shit një vit më parë për 113 milionë euro, shitja më e shtrenjtë në historinë e “Nerazzurrëve”, por ai shumë shpejt e kuptoi se kishte bërë një gabim.


Ai shkaktoi termet me një intervistë në “Sky Sport Italia” në dhjetor 2021, në të cilën ai u kërkoi falje mbështetësve të Interit për largimin dhe siguroi se do të kthehej patjetër në “Giuseppe Meazza”.

Është raportuar se ai kishte dashur një rikthim në afatin kalimtar të janarit, por duhej të priste deri në verë për të arritur dëshirën e tij.

‘U ktheva! Unë jam shumë i lumtur. Unë i mbaj premtimet e mia.”, ka thënë shkurtimisht Lukaku pas nënshkrimit të kontratës.

Lexo edhe

Video