Përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, Drita e ka konfirmuar se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin Hamdi Namani.
Namani ishte pjesë e Dritës që nga sezoni 2019/2020, dhe gjatë kësaj periudhe arriti të bëjë 139 paraqitje në të gjitha garat, raporton KosovaPress.
“Klubi jonë e falënderon LUMIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në komunikatën e Dritës.
Largimi i Hamdi Namannit është largimi i parë nga skuadra e Dritës.