Zyrtare, jep dorëheqje trajneri i kombëtares së madhe evropiane

Zyrtare, jep dorëheqje trajneri i kombëtares së madhe evropiane

Holanda ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Frank De Boer pas një takimi të përbashkët të drejtuesve te federatës dhe vet trajnerit.

“Pas konsultave në Zeist midis Nico-Jan Hoogma, Eric Gudde, Frank de Boer dhe agjentit të tij Guido Albers këtë pasdite, është vendosur që të dy palët të ndahen me efekt të menjëhershëm. Frank de Boer ka njoftuar se nuk dëshiron të vazhdojë, gjë që është gjithashtu në përputhje me kontratën midis të dy palëve, e cila kërkonte një vend në çerekfinale të Euro 2020. Kjo kontratë nuk do të rinovohet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga federata e Holandës.


Ndërkohë trajneri De Boer tha me këtë rast se e ka marr këtë vendim për shkak se nuk e ka arritur objektivin e kërkuar.

“Në pritje të vlerësimit, unë kam vendosur të mos vazhdoj si trajner i kombëtares. Objektivi nuk është arritur, kjo është e qartë. Kur u afrova të bëhesha trajner i kombëtares në vitin 2020, mendova se ishte një nder dhe një sfidë, por unë gjithashtu isha i vetëdijshëm për presionin që do të më vinte që nga momenti kur unë u emërova, ai presion vetëm po rritet tani, dhe kjo nuk është një situatë e shëndetshme për mua.”, tha De Boer.

Lexo edhe

Video

error: