Zyrtare, Ivanovic rikthehet në Premier Ligë

Zyrtare, Ivanovic rikthehet në Premier Ligë

Ish-mbrojtësi i Chelseat Branislav Ivanovic ka kompletuar kalimin e tij tek West Bromi me kontratë një vjeçare.

36 vjeçari ishte agjent i lirë që kur u largua nga Zenit Shën Petersburg kur kontrata e tij skadoi në fund të sezon në muajin korrik.


“Premier Liga është  kampionati më i mirë në botë.”, tha Ivanovic i cili do të vesh fanellën me numër 20 tek skuadra e re.

“Dua ta sfidoj veten dhe të ballafaqohem me sfida të reja. Jam shumë i lumtur që po rikthehem për të luajtur në Premier Ligë. Shpresoj që të jem i suksesshëm këtu.”, shtoi në fund Ivanovic.

Lexo edhe

Video

error: