Zyrtare, Dortmundit prezanton zëvendësuesin e Haalandit

Zyrtare, Dortmundit prezanton zëvendësuesin e Haalandit

Borussia Dortmundi kanë nënshkruar me Sebastien Haller. 28-vjeçari i Bregut të Fildishtë u largua nga skuadra holandeze Ajax për t’u bashkuar me BVB, ku ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2026.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit gjerman dhe drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl është ndarë shumë i kënaqur me këtë blerje.


“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi qenë në gjendje të nënshkruajmë me Sebastien Haller, një qendërsulmues i dëshmuar, i cili kohët e fundit ka shkaktuar një sensacion në Ligën e Kampionëve, por i cili gjithashtu njeh Bundesligën në veçanti dhe tashmë ka demonstruar klasin e tij”, tha Kehl, përcjellë KosovaPress.

Ndryshe, Haller do të bashkohet me ekipin këtë fundjavë. Ai do të veshë numrin 9,  numrin klasik të fanellës së qendërsulmuesit në Borussia Dortmund.

Lexo edhe

Video