Zyrtare, De Rossi merr post të ri në Kombëtaren e Italisë

Zyrtare, De Rossi merr post të ri në Kombëtaren e Italisë

Federata e Futbollit të Italisë ka njoftuar se legjenda e Romës, Daniele De Rossi është emëruar si trajner teknik për ekipet e të rinjve të Italisë.

De Rossi ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit në Euro 2020, një rol të cilin ai e la për të ndjekur kursin për të marrë licencën e trajnerit UEFA A në Coverciano.

Ish-mesfushori mori notat më të larta, së bashku me Alessandro Del Pieron, dhe tani është rikthyer në Coverciano me një rol të ri, përcjellë KosovaPress.


“Daniele De Rossi kthehet në grupin e “Azzurrëve”. Pasi asistoi në stafin e ekipit të Italisë dhe më pas kompletoi licencën e tij të trajnerit UEFA A në Coverciano, kampioni i botës në vitin 2006 kthehet në formacion si trajner teknik për skuadrat e të rinjve,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga federata.

“De Rossi do të jetë së bashku me Andrea Barzaglin, një nga trajnerët teknikë në nivele të ndryshme, nga U-20 deri në U-15, duke e lejuar atë të përfundojë përvojën e tij formuese si trajner dhe, në të njëjtën kohë, të kontribuojë. për rritjen e akademisë të futbollit italian, duke punuar së bashku me trajnerët që drejtojnë ekipet e ndryshme të të rinjve.”

De Rossi fitoi dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë me Romën gjatë karrierës së tij si lojtar, por fitoi edhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.

Lexo edhe

Video

error: