Zyrtare, Bruno Fernandes rinovon kontratën me United

Zyrtare, Bruno Fernandes rinovon kontratën me United

Gjiganti anglez Manchester United përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar që mesfushori Bruno Fernandes ka rinovuar kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”.

Ky rinovim i kontratës do ta sheh Fernandesin të vazhdojë të ardhmen e tij në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2026, me opsionin për ta zgjatur edhe për një vit, përcjell KosovaPress.

Ylli portugez ka kontribuuar me 49 gola dhe 39 asistime në vetëm 117 ndeshje në të gjitha garat për gjigantin anglez.


“Që nga momenti që iu bashkova Manchester United, unë e kam një lidhje të veçantë me klubin dhe me tifozët tanë fantastikë. Jam rritur duke e shikuar këtë skuadër, duke ëndërruar shansin që një ditë do të luaj këtu. Ajo ëndërr tani është bërë realitet dhe është një nder”, tha Fernandes.

Fernandes, i cili e ka fituar çmimin “Sir Matt Busby Lojtari i Vitit” dy herë, ka krijuar më së shumti shanse se cilido lojtarë i klubit që prej se u transferua në United në janar të vitit 2020.

Lexo edhe

Video