Zyrtare, Ballkani merr vendim të rëndësishëm për trajnerin Ilir Daja

Zyrtare, Ballkani merr vendim të rëndësishëm për trajnerin Ilir Daja

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka vendosur që të vazhdojë me trajnerin Ilir Daja në krye të skuadrës.

Lajmi është konfirmuar sot nga skuadra nga Suhareka e cila ka bërë të ditur se trajneri shqiptar e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2024, transmeton KosovaPress.


Daja po e udhëheq Ballkanin në rrugën për ta mbrojtur titullin kampion si dhe pati paraqitje shumë të mira deri më tani në Ligën e Konferencës.

“𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗗𝗮𝗷𝗮 vazhdon kontratën edhe për 2 vite me kampionët!! Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik 𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶𝘁 deri në vitin 𝟮𝟬𝟮𝟰.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Lexo edhe

Video