Zyrtare, Atdhe Nuhiu bëhet me skuadër të re

Zyrtare, Atdhe Nuhiu bëhet me skuadër të re

Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Athe Nuhiu ka nënshkruar kontratë me klubin austriak SCR Altach Qendërsulmuesi e gjatë 1.96 m ishte së fundmi nën kontratë me kampionin e Qiprios Apoel Nicosia dhe do të nënshkruajë kontratë për dy vitet e ardhshme.

Nuhiu kthehet në Bundesligën Austriake pas tetë vitesh. Pasi u transferua nga SK Rapid Vienna në Sheffield Ëednesday në verën e viti 2013, përcjellë KosovaPress.


Në lidhje me këtë lëvizje, Nuhiu tha:

 “Në bisedat me Damir Canadi dhe Werner Grabherr (drejtues të klubit) shpejt u bë e qartë për mua se projekti në Altach është emocionues dhe se unë do të doja të vija këtu. Pas një viti jo aq të lehtë në Qipro, qëllimi im është të kthehem në nivelin tim të lartë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndihmoj ekipin me golat e mi. “

Video

error: