Zyrtare: Arsenali e bën të përhershëm transferimin e Rayas
Arsenali ka përfunduar transferimin e përhershëm të David Rayas nga Brentford, konfirmoi klubi të mërkurën.
Burimet i thanë “ESPN” se Arsenali pagoi fillimisht afro tre milionë euro për të marrë Rayan në huazim sezonin e kaluar dhe tani ka aktivizuar një opsion me vlerë prej 27 milionë funtesh, për ta nënshkruar atë me një kontratë afatgjatë, raporton KosovaPress.
28-vjeçari mbajti 20 porta të paprekura në 41 paraqitje sezonin e kaluar dhe fitoi çmimin Doreza e Artë në Premier Ligë pasi Arsenali përfundoi nënkampion ndaj Manchester Cityt.
“Pas një viti në huazim si Topçi, më në fund mund të them se jam lojtar i Arsenalit për vitet e ardhshme”, tha Raya.
"Jam i emocionuar për të parë se çfarë do të sjellë e ardhmja, por gjithmonë jetoj dhe shijoj të tashmen. Është një ëndërr e realizuar të jem këtu dhe dua t'ju falënderoj për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë tashmë gjatë vitit të kaluar", tha më tej Raya.
Marrëveshja për Raya - megjithëse pritej gjerësisht - hedh dyshime të mëtejshme mbi të ardhmen e Aaron Ramsdale, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje në Newcastle, por ka lënë në pritje çdo bisedim ndërsa është me Anglinë në Euro 2024.