Zyrtare, “Adidas” prezanton topin e Botërorit “Katar 2022”

Zyrtare, “Adidas” prezanton topin e Botërorit “Katar 2022”

Kompania e njohur “Adidas” ka zbuluar topin e tyre zyrtarë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kanë mbetur më pak se tetë muaj deri në fillimin e Botërorit të parë në dimër, dhe tani kemi mësuar se çka do të godasin drejt portës yjet si Lionel Messi, Harry Kane e Neymar, përcjell KosovaPress.

Me nënkuptim si “rrugëtim” në gjuhën arabe, topi “Al Rihla” inspirohet nga arkitektura, anijet dhe flamuri i shtetit nikoqir.


Ky do të jetë viti i 14 me radhë që “Adidas” krijon topin për Kampionatin Botëror, ku para tij ishte topi “Telstar” që u përdor në Botërorin “Rusia 2018”.

Po ashtu, dizajni i ri ka bërë që topi të jetë paksa më i lehtë dhe më i qëndrueshëm në ajër.

Më poshtë mund të gjeni topin e ri të dizajnuar nga “Adidasi”.

Lexo edhe

Video