Zvicra mposht Kamerunin për ta nisur mbar Botërorin

Zvicra mposht Kamerunin për ta nisur mbar Botërorin

Me golin e vetëm të realizuar nga Breel Embolo dhe të asistuar nga Xherdan Shaqiri, Zvicra e ka nisur mbarë rrugëtimin në Kampionatin Botëror duke e mposhtur Kamerunin me rezultat 1-0.

Ndeshja e zhvilluar në “Al Janoub Stadium” ishte e vlefshme për grupin G të këtij kompeticioni, ndërsa goli i Zvicrës erdhi në minutën e 48’ kur një kundërsulm i shpejtë që kaloi nëpër këmbët e Shaqiri u konkretizuar me gol nga Embolo, raporton KosovaPress.


Në vazhdim të ndeshjes, Kameruni kërkoi golin e barazimit, madje edhe ishte më e mirë në posedimin e topit, por kjo në fund nuk solli rezultat.

Është kjo një nisje mjaftë e mirë për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqiri duke ditur se grupi është mjaftë i vështirë pasi në përbërje ka edhe Brazilin dhe Serbinë.

Lexo edhe

Video