Një dominim i lehtë në posedim të topit dhe kontrollim i ndeshjes nuk ia ka mundësuar Zvicrës për ta mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Kamerunit.
Në këtë ndeshje e cila është e vlefshme për grupin G të Kampionatit Botëror, për Zvicrën po luajnë dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët patën paraqitje mjaftë të mirë, raporton KosovaPress.
Kjo është ndeshja e parë e këtij grupi në të cilin bëjnë pjesë edhe Serbia dhe Brazili.
