Zv.presidenti i BERZH viziton Shqipërinë dhe Kosovën

Zv.presidenti i BERZH viziton Shqipërinë dhe Kosovën

Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Politikat, Mark Bowman do të vizitojë Shqipërinë në datat 19-21 shtator dhe Kosovën më 21-23 shtator 2022.

Në Shqipëri, Bowman do të takohet me anëtarë të qeverisë, kreun e bankës qendrore, diplomatë, negociatorin e Bashkimit Evropian (BE) për Shqipërinë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare (IFN) dhe biznese të sektorit privat.

Ai do të flasë gjithashtu në Konferencën Rajonale të Qyteteve të zgjuara të Ballkanit Perëndimor më 20 shtator, e cila do të fokusohet në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital në të gjithë Ballkanin Perëndimor – e cila organizohet nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri dhe amabasad. Bowman do të nxjerrë në pah programin e BERZH për Qytetet e Gjelbërta, i cili përfshin më shumë se 50 qytete në tre kontinente dhe ka 3 miliardë euro financime të zotuara. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një nga qytetet e gjelbra të BERZH-it.

Në pjesën shqiptare të udhëtimit të tij, ai do të shoqërohet nga Charlotte Ruhe, Drejtoreshë Menaxhuese e BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe Ekaterina Solovova, Kryetare e BERZH-it në Shqipëri.

Investimi i BERZH-it në Shqipëri pritet të arrijë në 200 milionë euro këtë vit, ku pjesa më e madhe e financimit do të shkojë për projektet e sektorit privat.

Në Kosovë, Bowman do të takohet me kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë, përfaqësues të IFN-ve partnere, diplomatë, anëtarë të shoqatave të biznesit dhe klientë të sektorit privat. Më 22 shtator, ai do të flasë në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor 6.


Në Prishtinë, Bowman do të nënshkruajë një projekt në kuadër të programit të ri të BERZH Rinia në Biznes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të ofrojë financime dhe këshilla për sipërmarrësit nën moshën 35 vjeçare. Projekti i parë në Kosovë së shpejti do të pasohet me projekte në vende të tjera në të gjithë rajonin. Në pjesën kosovare të udhëtimit, ai do të shoqërohet nga Neil Taylor, kreu i BERZH-it në Kosovë.

Strategjia e re e vendit të BERZH-it për Kosovën, e miratuar në fillim të këtij viti, fokusohet në mbështetjen e sektorit privat, tranzicionin e ekonomisë së gjelbër dhe integrimin rajonal.

BERZH-i pret të investojë 70 milionë euro në Kosovë këtë vit.

Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in. Banka po mbështet integrimin e saj ekonomik, transportues dhe energjetik me vendet fqinje dhe partnerët në të gjithë Evropën më gjerësisht.

Banka deri më sot ka investuar më shumë se 16 miliardë euro në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vazhdon të investojë më shumë se 1 miliardë euro atje çdo vit.

Në shkurt të këtij viti, gjashtë kryeministrat e rajonit ndanë edhe një herë skenën me presidentin e BERZH-it, Odile Renaud-Basso në Samitin dyvjeçar të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mundësitë e investimeve. Vizita të tjera të menaxhmentit të BERZH-it në vitin 2022 kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën, dhe presidenti i BERZH do të vizitojë Serbinë javën e ardhshme./TCH/

Lexo edhe

Video