ZRrE s’e përfillë kërkesën e KESCO, shtrenjtimi i rrymës aplikohet nga 9 shkurti

Kryetari i Bordit të Zyrës Rregullative të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu ka thënë se nuk kanë marrë parasysh kërkesën e KESCO për shtyrjen e vendimit me rritje të tarifave deri më 1 mars.

“Vendimi hynë në fuq nga 9 shkurt”, ka thënë shkurt Fejzullahu.

Derisa për publikimin e vendimit, ai tha se kjo do të ndodhë brenda 30 ditësh.


Në këtë konferencë për media, Fejzullahu ka përsëritur se rritje të tarifave nuk do të ketë për konsumatorët që shpenzojnë deri 800 kilovatë, por shtoi se nëse nuk do të kishte subvencionim nga Qeveria me 100 milionë euro, pa dyshim që do të kishte pasur shtrenjtim të energjisë elektrike edhe për këtë kategori.

Në mbledhjen e sotme, ZRRE ka marrë vendim për zbritjen e tarifave të energjisë për Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës përreth 7 për qind.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.