Zouma pritet të largohet nga Chelsea

Zouma pritet të largohet nga Chelsea

Mbrojtësi i Chelseat Kurt Zouma pritet që të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë, pasi që si duket nuk do të jetë në planet e trajnerit Thomas Tuchel, raporton “Telefoot”.

Mbrojtësi francez deri tani ka refuzuar një ofertë për t’iu bashkuar Wolverhamptonit, por mund të konsiderojë oferta nga Evertoni, Tottenhami dhe Roma, skuadrat të cilat kanë shprehur interesim në shërbimet e tij, përcjell KosovaPress.


Zouma e kaloi sezonin 2018/19 tek skuadra e Evertonit në formë huazimi, duke regjistruar 36 paraqitje mbi emrin e tij.

Tuchel preferon që në repartin e mbrojtjes të ketë treshen Rudiger, Silva dhe Christensen, dhe Zouma pritet që të largohet drejt një klubi ku do ta ketë minutazhën më të mirë.

Lexo edhe

Video

error: