Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se në takimin me Asamblenë e Kryetarëve të Gjykatave është kërkuar me urgjencë që të adresohet çështja e përkthimit në gjykata. Sipas tij, kjo është problematikë serioze dhe se duhet të ketë veprime nga na e Këshillit Gjyqësor.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka miratuar rregulloren për procedurën disiplinore për nivelin drejtues i lartë 1, administror dhe zëvendësadministrator në Administratën e Sistemit Gjyqësor. Po ashtu, është miratuar edhe rregullorja për procedurën e përzgjedhjes dhe emërimin e drejtorit e sekretariatit të panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtesa.
Ndërkaq, pika e dytë e cila sipas Zogajt, është diskutuar në mbledhjen e Asamblesë ka qenë plani i veprimit për drejtuesit procedural për degën në Fushë Kosovë.
Zogaj tha se rekomandimet e Asamblesë janë që të bëhen vlerësimet për uljen e kritereve të kualifikimeve të kandidatëve për përkthyes në gjykata.