Zjarri në zonën e Suharekës, Mehaj viziton fshatrat Bukosh, Vraniq dhe Studenqan

Zjarri në zonën e Suharekës, Mehaj viziton fshatrat Bukosh, Vraniq dhe Studenqan

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me kryetarin Bali Muharremaj kanë vizituar sot fshatrat Bukosh, Vraniq dhe Studenqan për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas shpërthimit të zjarrit në disa zona të komunës së Suharekës.


Mehaj ka thënë se Ministria e Mbrojtjes do të angazhojë të gjitha kapacitetet e mundshme për të mbështetur autoritetet komunale për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e situatës së krijuar nga zjarret.

“Njësitet tona veç janë në operacion në këto zona sikur edhe në zona tjera në emergjencë. Kujdesi nga ju qytetarë të dashur, mbështetja kryesore për ne”, shkruan Mehaj në Facebook.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.