Zjarri në spitalin modular në Tetovë, muaj më parë ishin konfirmuar gabime gjatë ndërtimit të tij

https://youtu.be/TGtbWn8vBU8

Një shpërthim i zjarrit që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Spitalin Modular në Tetovë, mori jetën e dhjetëra personave, derisa mbetën të plagosur edhe disa të tjerë.

E gjatë muajit prill ishin konfirmuar gabime gjatë ndërtimit të Spitalit Modular në Tetovë.


Sipas një shkrimi në media, thuhej se firma e cila ka kryer punët ndërtimore duhej t’i mënjanoj vërejtjet.

Për këtë drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës, Artan Etemi kishte deklaruar se vërejtjet kishin të bënin me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore.

“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, deklaroi asokohe drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës, Artan Etemi./Alsat M/

Lexo edhe

Video