Zjarri në Pallati e Rinisë mund të merrte përmasa të mëdha

Zjarri në Pallati e Rinisë mund të merrte përmasa të mëdha

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një zjarr te Pallati i Rinisë në Prishtinë, ku sipas ekipit të zjarrfikësve arsyeja ka qenë një kabllo e rrymës.

Behar Shala, udhëheqës i ekipit të zjarrfikësve, tha se zjarri mund të merrte përmasa me te mëdha, mirëpo, kanë arritur ta ndalin.

“Ne me këta zjarrfikësa arritëm ta ndalim një zjarr i cili mund të merrte përmasa te mëdha dhe të na dilte prej kontrolli. Frika ime e vetme ka qenë a do të mund ne të lokalizojmë… mirëpo ne sot ia dolëm me këta heronj, koleget e mi edhe e kemi bërë një punë shumë të mire, por mos të harrojmë me falënderu edhe sigurimin, i cili na ka tregoi vendin e ngjarjes edhe pse kishte bukur shumë tym, mirëpo ata na e dhanë ndihmesën më të madhe të mundshme duke na drejtuar te vatra e zjarrit”, ka thënë Shala.

Shala në një deklaratë për KosovaPress, ka thënë se edhe për kundër që zjarri mund të merrte përmasa të mëdha ne arritëm të lokalizojmë dhe ta fikim.


“Na kanë drejtuar te zjarri kemi shkuar aty e kemi lokalizuar, ka qenë vështirë sepse ka pasur shumë tym. Zjarrfikësit përpos pajisjet e veta që i ka prapa i duhet me vendos aparatin në ato vende ku nuk është i sigurt me hy ku ka gaz edhe tym, kështu që është një lodhje dyfish me e madhe, mirëpo kemi arrit me lokalizu, kemi arrit edhe me fik në total krejt është bërë një punë shumë e madhe prej këtyre heronjve”, ka thënë ai.

Me tej, ai shtoi se ka pasur edhe dëme sepse ka qenë një pjesë e madhe e kapluar nga zjarri.

“Me të vërtete ka qenë një panik në atë kuptimin nuk kemi mundur me marrë me mend çka nëse ka marrë përmasa të mëdha zjarri, mirëpo ish dashtë me kërku ndihmë ndoshta edhe prej komunave tjera…deshi Zotit e zurëm zjarrin në fazën fillestare edhe e lokalizuam e fikëm pa pas problem, pa pas lëndime njerëz. Dëmet nuk mundem me thënë që janë edhe shumë të vogla se ka qenë një pjesë komplet e rrymës, diçka kështu që mbetet me shiku njerëzit që janë kompetent për këtë punë”, u shpreh ai.

Arsyeja e zjarrit dyshohet të jete nga një burim i kabllove të rrymës në studion e digjitalbit.

“Është studio e “Digjitalbit” ashtu e kemi marrë informatën prej sigurimit që kjo studio e “Digjitalbit”, kështu që zjarri bajagi u duk që është burimi diku prej kabllove të rrymës, mirëpo detajisht nuk është e imja me thënë atë”, theksoi Shala.

Lexo edhe

Video