Zjarri në Kubë: 17 zjarrfikës të zhdukur

Zjarri në Kubë: 17 zjarrfikës të zhdukur

Rreth 80 persona u plagosën nga zjarri i shkaktuar nga një goditje rrufeje në një magazinë nafte në qytetin kubanez Matanazas dhe 17 zjarrfikës rezultojnë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet kubane.

Zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të urgjencës janë ende duke u përpjekur të shuajnë një zjarr në bazën e një rezervuari të madh, ku zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje gjatë një stuhie, tha departamenti i energjisë në Twitter.

Qeveria më vonë njoftoi se kishte kërkuar ndihmë nga ekspertë ndërkombëtarë nga “vendet mike” me përvojë në sektorin e naftës.


Agjencia zyrtare kubane e lajmeve raportoi se rrufeja goditi një tank dhe ndezi një zjarr, i cili më pas u përhap në një tank tjetër.

Helikopterët ushtarakë u përpoqën të shuanin zjarrin dhe tymi i dendur dhe i zi u përhap më shumë se 100 kilometra në perëndim, drejt Havanës.

Qeveria e rajonit Matanza bëri të ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 77, ndërsa 17 persona rezultojnë të zhdukur.

Presidenca shtoi se janë zhdukur 17 zjarrfikës që ndodheshin pranë zjarrit duke u përpjekur të parandalonin përhapjen e tij.

Lexo edhe

Video